Mos e mat kaq shumë
ndertoe Rahovicën



Kjo është Rahovica

 

 

Rahovica është fshati më i madh  në Komunën e Preshevës dhe njëri ndër fshatrat më të mdhej në. Sërbi. I ngjitur praktikishtë me Preshevën ka rrethë 1300 familje me mbi 4000 banor. Si dhe në tërë teritoret tjera të banuara me shqiptarë, fshatrat tjerë, edhe banorët e Rahovicës kryesishtë janë të papunësuar dhe merren me bujqësi. Një pjesë e madhe e Rahovicalive punojnë në shtetet e perendimit, në Zvicër, Gjermani, Suedi, Austri, etj.etj.

Natyrishtë pjesa dërmuese e popullatës janë të moshës se re. Ata ndjekim shkollimin fillorë në shkollën fillore Selami Hallaçi  ndërsa ate të mesëm në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë apo në shkollën e mesme teknike po në Preshevë.

  Një pjesë të vogël të të rijve i jepen shansa të studijojë nëpër fakultete dhe shkolla të larta në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, pasi që në Luginën e Preshevës nuk ka mundësi të studimit.

Popullata e fshatit është e besimit islam dhe ka tri Xhamija, ku besimtarët kryejnë obligimet e tyre fetare.

 

S'ka me Rahovicën

Një kafe në javë për Rahovicën
  
 
Të nderuar bashkëfshatar
   R
ahovica kërkon ndihmën tonë. Mos prisni. Bashkojuni  vllezërve tuaj, bashkëfshatarëve tuaj në themelimin dhe  e Fondit për Ndërtimin e Rahovicës. Jo ma shumë se një kafe në javë për Rahovicën. Vetëm një, jo ma shumë. Dhe, jeta e vllezërve dhe motrave tona, e familjarëve tanë, por edhe çastet që do t'i kalojmë ne atje, pushimet që do ti kalojmë , do të jenë të këndshme.
-Foto nga Rahovica Sa herë keni pasë dëshirë,  që nga vendi ku jetoni, Zvicra, Gjermania, Holanda, Suedia, Norvegjia, por edhe më gjërë, të merrni me vete një shok, një koleg të punës, një shok të shkollës apo studimeve, Zvicëran, , Gjerman suedez, amerikan etj., për ti treguar se ku jetojmë,nga vijmë, ku kanë jetuar e ku jetojnë të parët tanë, sepse ata shprehën dëshirë të na njohin më mirë.
 Dhe sa herë që menduat kështu, ju doli përpara papastërtia, rrugët e dëmtuara, gjendja e ujsjellësit, e kanalizimit, e rrymës, etj. etj. Dhe, nuk patët fuqi  të pranoni të merrni ateme vete.
  - E po, tash, duke e përkrahur iniciativën tonë, do të mund të bëni nesër edhe këtë. Pra, jo vetëm që do të kaloni ju pushime të mira, të rahatshme, por do të mund të krenoheni pra gjithë botës se Jeni krenar me  fshatin Rahovicë. Se Rahovica është vendlindja juaj, e prindërve tuaj, e gjyshërve dhe stërgjyshërve tuaj.

   E dij se mundemi, me vetëm një kafe në javë, t'i pastrojmë e rregullojmë rrugët, ta rregullojmë ujsjellsin, t'i pastrojmë e ruajmë e mbrojmë varret, ta mirëmbajmë kanalizimin . PO, këto janë ato më elementaret, këto janë ato që më së shumti edhe na pengojnë , na iritojnë kur jemi në pushime.

 

E pra, me vetëm një kafe në javë. Po,po, me vetëm një kafe në javë. Po, është e mundur. E se si, lexoni, njihuni dhe bashkangjituni këti programi, këtij fondi.

 

Më gjërësishtë rrethë themelimit, organizimit, funkcionimit të këtij Fondi do të njiheni duke vizituar faqen tonë.

 

 Ju dëshirojmë mirëseardhje dhe

TË NDERUAR BASHKFSHATARË,

PASI TË KENI LEXUAR DHE PASI TË JENI NJOHUR MIRË E MIRË ME GJITHË ATE QË JU KEMI OFRUAR, ME GJITHË ATE QË  KA TË BËJË ME DHE RRETHË FONDIT PËR NDËRTIMIN E RAHOVICËS, SHFRYTËZONI MUNDËSINË QË PËRMES E MAIL- it TONË TË NA SHKRUANI  PËRSHTYPJET E JUAJA,  VËREJTJET DHE KRITIKAT E MUNDSHME POR EDHE LAVDËRATAT APO PËRKRAHJEN TUAJ. NATYRISHTË AJO QË DUHET GJITHËSESI TË BËNI ËSHTË QË TË NJOFTONI TË GJITHË BASHKËVENDASIT TONË, KUDO QË JANË PËR INICIATIVËN TONË, NË MËNYRË QË, NË MOMENTIN KUR JEMI GATI, KUR TË CAKTOJMË EDHE DITËN E FILLIMIT TË FUNKCIONIMIT TË FONDIT TONË, TË JEMI SA MË SHUMË, SA MË TË PËRGADITUR DHE SA MË KREATIV. NATYRISHTË, NË NJË TË ARDHME TË AFËRT DO TË KRIJOJMË EDHE FAQEN E PËRSHTYPJEVE APO TË VIZITORËVE TË FAQES SONË, KU MUND T'I LENI PËRSHTYPJET E JUAJA PËR FAQEN POR EDHE PËR PUNËN QË PO BËJMË. POR, SHKRIMET FYESE, OFENDUESE E TË PA VLERË, AS QË  DO TI LEXOJMË. DO T'I DËRGOJMË ATJE KU E KANË VENDIN: NË SHPORTËN E MBETURINAVE.

 

JU FALËNDEROJMË PËR BASHKËPUNIMIN DHE PËRKRAHJEN TUAJ 

 


Zemra
A s'duhet të jetë kështu fshati jonë

 

 

 

Se unë ika




Kur erdhi mëngjesi,

nuk isha aty

në shtratin e shtruar

nga duart e ëmbla

të nënës.



Se unë ika.



Në sofër,
kur erdhi dreka,
lugën time
nuk e preku askush,
pjata ime mbeti e zbrazët,
vendi im
mbeti i thatë.

Se unë ika.

Kur deshën
t`i ushqenin bagëtinë,
nëna më thirri tri herë,
unë nuk u përgjigja.
Ajo doli ne oborr
dhe prapë tri herë thirri,
por unë
prap nuk u përgjigja.

Se unë ika.

Në mbrëmje,
nëna doli t`i marrë drutë
për të ndezur zjarrin.
Por unë nuk i kisha çarë

Se unë ika.

Kur erdhi
mysafiri në odë,
nëna bëri darken,
priti që unë ta shpjerë në odë.
Por unë nuk shkova.

Se unë ika.

Kur erdhi vëllai nga shkolla,
deshi të më tregonte suksesin.
Më kërkoj në shtëpi,
doli edhe në oborr
të më kërkoj,
por s`më gjeti.

Se unë ika.

Atëherë kur erdhi dita
të vuloste fatin e vet,
më kërkoj kudo,.
edhe në dhomën time shkoj,
bile edhe thirri.
Por muret nuk u përgjigjen.
Se unë s`isha aty.

Se unë ika.

Kur i vdiq babai,
ju shemb dheu nën këmbë.
Çdo mbrëmje
dilte jasht
dhe i lutej Zotit për ndihmë.
Por unë s`i ndihmova.

Se unë ika.

deri kurë do të iki ?